Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Të kam

Të pashë, përmes mallit tim të pashë,
Të dëgjova, përmes melodisë së ndjenjave të dëgjova,
Të përqafova, përmes dritës së portretit tënd shkrirë me shpirtin, të përqafova.
Të kam pas vetes, kudo të kam.
Të kam në çfarë duart prekin,
Të kam në çfarë mendja sjell,
Të kam në çfarë ëndrra tjerr,
Të kam në ditë, me mua je në terr.
Do të të kem përtej gjithkujt dhe gjithshka!
Si fija e barit, ajo më e imta, që shpërthen mbi asfalt!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: