Telajo e rastësisë

E nis ditën që me kapsallitjen e parë të qepallave të syve, ndërkohë që je ende në shtrat e trupi është i ngrohtë nga kuverta e natës. Ashtu, midis përgjumjes e zgjimit, hedh penelatën mbi talojën e ditës: do ngrihesh, lahesh, ushqehesh, nisesh për në punë. Mund të arrish herët apo dhe disi vonë, gjithsesi kafen e mëngjesit nuk mund ta humbasësh; është një ogur i mbarë për vijimësinë e ditës. Do takohesh me njerëz, që i njeh, disa do u buzëqeshësh me hir, disave me pahir, disave do ua fshehësh buzëqeshjet pasi kështu është më mirë. Do japësh, si gjithmonë pak a shumë aq sa merr e në fund do kthehesh në shtëpi. Aty do të ndryshojnë ngjyrat, tjetër ndriçim, tjetër ngrohtësi. Në kulmin fundor të telejos ngjyrat sfumohen nën kuvertën e qiellit vjeshtarak e të përgjumur.
Veçse dita, koha dhe rastësia në prapaskenë tjetër rradhë ngjarjesh kanë shkruar. Buzëqeshjet lëshohen vrullshëm prej shpirtit, përplasjet nuk përmbahen prej digash në telajo e muzgu i mbrëmjes nuk të gjen në shtëpi. Habitshëm e gjen veten shtruar në një sofër kujtimesh të ëmbla; mendja ende e dehur nga gota e fundit, shpirti ende i llastuar nga ëmbëlsira e fundit.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.