Thirrja

I ulur në tavolinën e drunjtë, nga pak të ngrënë prej molës së kohës, ndjehem i vetëm në trajtë të përsëritur. Duke u ndjerë i vetëm, njeriut nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i flasë vetes e të risjellë në vëmendje përpjekjet e tij. Për shkak të jehonës, në kokë kumbojnë veç thirrjet e lëshuara ndër vite që sërish rikthehen tek unë, bosh.
Mbledh grushtat dhe i them vetes se sa kohë thërras, do të thotë se kam ende përkatësi, kam ende njerëz që më dëgjonë e shpresën se më kuptojnë. Thirrja flet me timbrin e saj të kthjellët e mola e kohës konturon, në rrethana të paqarta për audiencën, pikturën e një grumbulli njerëzish të përhumbur; përpara meje i vetëm!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.