Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Ti më thua se

Ti më thua se:
Unë jam monedha që hedh në arkë,
Jam libri i shfletuar, nënvizuar që zë vend në bibliotekë,
Jam gjethja e fundit e pemës që e than’, e ruan përjetë.
Jam suveniri i secilit udhëtim,
Jam bluza që gris, zhubravit, e prap se hedh.
Jam stilolapsi pa bojë i mbetur,
që e ruan në një sirtar, kujtim i fjetur.
Jam piktura që dikur e pati një qëllim,
Sot maskon pluhurin e viteve pa kthim.
E ti nuk mjaftohesh me kaq,
Më thua se:
Përpos formës, hapësirës a ides,
Gjithmonë do te ketë një qoshk në jetë
Ku unë të ruhem e qetë!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: