Tinguj të hapësirës

Nuk di pse, ndonjëherë nuk i bëj dot dy fjalë bashkë e t’i artikuloj në një fjali të vetme thirrmore. Të mendosh, jam gjithnjë i gatshëm të shkruaj për këdo gjithshka, madje dhe për ty gjithshka, “në gjuhën time”, por t’i them dy fjalë të vetme nuk mundem. E t’i shtosh vijës së arsyetimit, se këto dy fjalë nuk do ta kthenin botën tonë përmbys, sërish mbetet po aq e vështirë sa më parë.
Ja pra që njeriu mund të jetë mjaftueshëm i rritur për t’u kujdesur për të tjerë, por njëkohësisht i vogël për të mos njohur, a guxuar për të njohur thellësinë e vetvetes!

Përreth do të të përcjell, përshkoj…heshtur, ulur, dy fjalët, për një herë tjetër, pezull të vazhdojnë të qëndrojnë.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.