Tjetërsim

Në ditë me shi tjetërsimi duket i pashmangshëm!
Ngjashëm me qiellin e mbuluar, përpiqet të mbulohet toka, të struken nën çadra dhe kushdo ka diçka për të hedhur mbi krye ta hedhë atë.
Në ditë me shi, gjithkush ka diçka për të thënë duke nisur nga “filloi shiu” deri tek “po përmbytet bota”. Është për të qeshur kur zbulon se si njeriu i thjeshtë, me mendimin e tij, mund t’i japë fund një universi, e ndërkohë nuk ka zotësinë e mjaftueshme për të mos rënë pré e tjetërsimit! Po, po, nuk mundet t’i rezistojë tjetërsimit; nuk mundet të shikojë diellin që rrezaton në çdo rast pas reve apo ngrohtësinë që lëshojnë sëbashku qiell e tokë në një ditë me shi.
Ditë me shi? E çfarë pastaj?! Ditë e re, ditë e bukur gjithsesi! Epitaf i skalitur në ballin e menduar të të thjeshtit njeri. Epo, jepini nje pasqyrë ta ketë për karshi!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.