To the mailbox!

Kur nisa te shkruaj letren time te fundit, percolla ne heshtje shume ndodhi te muajve te fundit. Ti je tmerresisht larg skamjes shpirterore e fizike qe ne po perjetojme ne kete skaj te kontinentit.

Ka disa muaj qe vajza me e vogel e baneses ku kalojme ditet shprehu deshiren e saj per t’u bere piktore. Te shikosh sa bukur u jep forme hijeve te karbonit te leshuar nga qiriu i tretur ne mur. Do te mrekulloheshe! Ndoshta te duket habi qe te flas per te, por ajo eshte e vetmja qe me jep shprese. Jam kapur fort pas endrrave te saj, aq fort sa duket se i gjithe universi tundet prej shtrengimit tim te etur.
Sa i perket te voglave tona, ato jane mire. Do te jene mire edhe per aq dite, muaj e vite sa kujtojne se shperthimet e kobshme mbi kokat tona jane zhurmat e fishekzjarreve – te cilat, fjala qe bie, nuk i kane pare ndonjehere, por une jam treguar e kujdesshme t’ia pershkruaj sikur te ishin pluhur zanash magjike.
Jam e sigurt se kjo “perralle” nuk do te zgjase shume. Djali i mikeshes sime me te mire, pak me i madh se vogelushet, sapo ka kuptuar se kjo ku ne jetojme eshte nje bote e nendheshme e ka filluar t’i merret fryma. Kerkon te dale, te shikoje diellin e qiellin e detin per te cilet ka filluar te lexoje neper libra. E di, jemi duke hedhur ne vote asgjesimin e librave! E per cfare ju duhen? Per ta keto horizonte jane tundim drejt nje te keqe me te madhe se bota e nendheshme.

Le te mbeten ne kujtimet tona – do te dime t’ua tregojme edhe me bukur kur te vije dita e duhur!

Dua te te flas dhe per veten time, por kam kaq pak gjera interesante sa kam frike se do mendosh se kam rene ne depresion, ndaj po perpiqem ta shkruaj kete leter sa me bukur. Sapo hyri muaji Maj, qe ti e di se per mua eshte muaj rilindje vit pas viti, pikturova nje vazo me lule dhe e ngjita ne murin perbri shtrojes se vajzave. U kujdesa te kishte shume gjethe ne menyre te tille qe cdo dite te numeronim nga nje, t’i fshihnim pluhurin e t’i shtonim pak dhé.
Fale Zotit kam shume leter te bardhe dhe boja e zeze nuk me mungon, mund te te shkruaj cdo dite nga nje leter – madje dhe me shume, por nga letra e fundit jam stepur disi. Them se tashme ke mjaftueshem dije mbi situaten dhe me kersheri pret te gjesh nje rruge per tek ne. Une cdo nate shikoj ne enderr vija te bardha ne qiell – avione kane kaluar. Kur zgjohem shpirti gulcon i gezuar nga endrra genjeshtare se ne nje prej tyre mund te jesh ti.
Gjithsesi, sic permenda dhe me lart, thuajse cdo e re eshte percjelle ne letren e fundit. Une mbetem duke iu lutur Gjithesise qe bota imagjinare qe kam ndertuar per vogelushet te mos shembet dhe per ca kohe! Te pakten, sa te vish ti!

Adresa: – Gjithkund
Kutia Postare – Pafundesi
Prioriteti – Perjetesi

 

Lini një Përgjigje