Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Toka e unë

Përulur si fëmija përpara lules së këputur gjendem herë pas here duke u falur, duke u lutur!
Jam unë dhe toka, të shkrirë në një lumë të padukshëm qelizash jetësore. Herë-herë janë zgjatimet e mia që kërkojnë të mbërthehen fort pas tokës, herë-herë është vetë toka që pas vetes më mban.
Japim e marrim, toka dhe unë për më shumë qetësi, për më shumë dashuri, për më shumë ëndrra e më pak gjumë.
Toka faltore, unë gjithmonë në gjunjë!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: