Trotuari buzë rrugës

Në një nga lagjet më të reja të qytetit, në rrugën e saj kryesore gjen çdo ditë një varg njerëzish në pritje. Presin për të nisur ditën, e dita e tyre nis me një udhëtim përtej qyteti, larg lagjes. Nëse i shikon prej së largu, dallon se si shikimi i tyre është i përqendruar tek automjetet që kalojnë. Dikush pret një autobuz, dikush një makinë, një tjetër një furgon. Nëse janë vonë shikimin e hedhin më larg e përpiqen me gjithë fuqinë qelizore ta tërheqin kohën e ardhjes sa më pranë vetes. Nëse janë herët, çapiten në trotuar e bashkëveprojnë; të njohur e të panjohur. Nëse u je pranë, mund të qeshësh dhe me ngacmimet që herë-herë u lëshojnë drejtuesve që u binë borive: -Nuk vi, nuk vi!
Një gjysëm flete përjetimi mëngjezor, më sjell ndërmend mësimet rreth komunitetit që në fillore. Një njeri, një individ! Dy njerëz, një bashkësi; një komunitet mbi trotuar.

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.