Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Tryeza

U ktheva sërish. Nuk mund të shkëputem pa të shkruar edhe pse tashmë të dy e kemi kuptuar se jo çdo letër postohet; mezi gjenden pullat këto ditë në tregun e trotuareve përbri ndërtesës sonë. S’di se si rishfletova copëzat e mbështjellëses së pakos së fundit, ku shkruaje për ditën që mungoja unë. Ajo në fakt për mua ka qenë një ditë e lodhshme, por e vlefshme gjithsesi. Pavarësisht justifikimit tim, atë ditë kam kuptuar se ka prej nesh nga ata që qajnë mbi tryeza plot; se s’duan të hanë, se s’dinë çfarë kanë. Ashtu sikurse ka dhe nga ata prej nesh që qajnë mbi tryeza bosh; se s’kane çfarë hanë, se s’dinë çfarë gjallë i mban. Fundjavën që erdhi më pas, i mora vajzat me vete; një ditë të qanin mbi tryezën plot, e një ditë mbi atë bosh. Duke qenë se janë mësuar të shikohen sy më sy, në kthim më thanë se secili prej të paushqyerve vuante njësoj.
Sikur vetëm të mund të ngrinin kokat e hidhnin shikimin përtej, do të mund të bashkoheshin dhe:
Do të mund të hanin,
Do të dinin të hanin,
Do të kishin të hanin,
Do të jetonin së gjalli!

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: