T’u dhashë

T’u dhashë,
Nga më i vogli mendim,
në më të vlefshmin kujtim.
T’u dhashë,
si dallga e lëshuar, pa fund, pa masë,
i harrova të gjitha, kohën, vendin pas i lashë.
T’u dhashë,
Fill prej ëndrrës së mëngjesit, deri në perëndim.
T’u dhashë i tëri.
Pa kthim!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.