Tullat e kujtesës

Xanax Cheap Shenjova secilën tullë të murit të përbashkët, që heshtazi do të shërbente për të na ndarë veçmazi nga pjesa tjetër e njerëzisë. http://sipgroup.org/assistant-strength-and-conditioning-specialist/ Nuk pata asgjë në veçanti për të kërkuar këtë ndasi një herë e për mire. Përkundrazi, qenë disa ngjasa zinxhir që më bindën se ky farë izolimi, i përkohshëm qoftë, do të qe ilaçi më i mirë. http://fluechtlingshilfe-goettingen.de/termin/kinder-dieser-welt-fachforum-betreuungsperspektiven-minderjaehriger-fluechtlinge/ Tërhoqa pas vetes miq të mirë, familjarë, të huaj, të gjithë i ishin vënë pas heshtjes në kuptimin e saj më të lartë, atë të paqes. Çfarë do të thotë paqe? – Përjetimi i çastit kur ulesh në sediljen e trenit të fundit për në shtëpi; ndjesia e lartë e shqisave kur sapo ke përqafuar njeriun tënd të shtrenjtë, i cili sapo i ka shpëtuar një vdekje të sigurt. Kjo është paqja që të gjithë kërkojmë. Larg nga: trenat zhurmues që me llamarinat plot shkëlqim të tërheqin në vende lakmitare, destinacione pa qëllim; nga përqafimet e gjera me shumë krahë që të rrokin pas vetes në udhë që s’të përkasin, as vajtje as kthim. http://mdjrdn.com/wp-content/uploads/2017/02/20161021>IMG3508.jpg I shenjova jo më kot tullat. Kur të jemi gati sërish për t’u bashkuar me pjesën tjetër, secila tullë do të ketë shenjën e plagës së vjetër.

http://workin-media.de/schlagwort/mail-versand/

Dyert Hapur ©

http://parkhurst.ca/wp-content/uploads/2016/03/16046.jpg

Lini një Përgjigje