Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Turma

Kane shkruar shume per turmen e thashe: – Perse te mos shkruaj dhe une?! Flitet per turmen kur bisedohet rreth politikes a bindjeve fetare, flitet per turmen kur trajtohen ceshtje tipike njerezore; te drejta, te zhdrejta, ndeshje, perleshje. Kudo ka turma, te dukshme e te numerueshme. Tani dhe une jam mes turmes, e perfshire ne nje zinxhir automjetesh qe terhiqen nga fushata reklamuese, cmime te zbritura e dhurata te papritura. Ne turme jam e per turme po flas!

Por, ne kendveshtrimin e tanishem, nuk po dua te trajtoj turmen e numerueshme qe terhiqet apo derdhet drejt nje objektivi. Ne mendje kam turmen e padukshme, ate qe na ka perfshire te pandergjegjshmen.

Para disa ditesh nga nje foltore u derdhen disa lot. U deshen te kalonin disa dite e me pas te kuptoja ekzistencen e kesaj turme te padukshme, e cila na shtyn drejt dyshimit e stermundimit te vazhdueshem per te mos besuar asgje qe na shikojne syte. Gjithshka e thene, e bere ka nga pas nje te pathene a te pabere. Hej Zot (per te mos thene dreq)! Askush nuk bertiti e tha se te verteta me nuk ka. Ndaj dhe mendoj se kjo turme eshte e padukshme! Askush nuk e therret me ze te larte, askush nuk e reklamon me drita shumengjyreshe terheqese. Por, turma ekziston! Jemi te gjithe pjese e saj e here pas here nuk jemi te ndergjegjshem, mendojme se argumentojme vullnetshem.

Kjo bote duhet c’bere! Ky njerezim duhet ribere, ne menyre qe te humbase aftesine e turmes dhe turma te humbase fuqine e saj te padukshme, te panumerueshme.

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: