Udhezues per fundin dhe fillimin e viteve

  1. Cdo gje tjeter, e pacekur ne kete udhezues (thuajse cdo gje konkrete), nuk eshte e perfshire ne pakete. Paketa permban: perpjekje, rastesi, vullnet vetjak dhe masiv.
  2. 31 mbulesat e fundit kane per qellim pastrimin e pergjithshem te qenies (individualisht). Ndaj, shkundni sa me shume, le te ngrihet pluhur, deri ne shtresen e 30 do te jete shperbere.
  3. Kujdes! Mbeshtjellesja e fundit e paketimit nuk duhet te hapet me nxitim, pasi mund te derdhet e gjithe magjia e parashkruar per secilin nga perdoruesit. Ndiqni ritmin e 364 km te fundit!
  4. ‎Me perfitimin e kesaj pakete nuk sigurohet se cdo kerkese, deshire apo enderr eshte hedhur ne letren e “planit universal”. Garantojme se secila prej tyre eshte mbajtur shenim.
  5. ‎Nese nuk keni vendosur se si do te zhvilloni procesin e kembimit te se vjetres me te rene, mos u shqetesoni. Kushtet e “Fabrikimit” e perfshijne kete ne pakete, kembimi ndodh pavaresisht nga vullneti i gjithsecilit. Cfare u mbetet perfituesve eshte te perzgjedhin zhanrin: romantik, vetmitar, zhurmues, realist apo enderrimtar. Sugjerojme t’i qendroni besnik natyrshmerise.
  6. Per t’u nenvizuar: Asgje nuk nis nga e para. Psh. Nese jeni 34 vjec ne diten e pare pas kembimit, ajo do te jete dita juaj e 12,410-te dhe jo dita 1. Cfare sigurohet nga ofruesi eshte nje iluzion shpirteror, mjaftueshem i forte per te rindezur motorrin fizik dhe logjik ne menyre qe te perballohen kilometrat e tjere deri ne kembimin e rradhes.
  7. Pasi te keni hapur mbeshtjellesen e fundit, ne kerkim te dhurates/ bekimit/ urates, ndani shikimin tuaj me njerezit perreth – sa kohe jane aty do te thote se jane ata “pluhuri juaj magjik”!

Lini një Përgjigje