Unë jam!

Unë jam! Ti s’je; ai/ ajo s’është; Unë jam! Ju s’jeni; ata/ ato s’janë!
Kështu zgjedhohet folja më jetësore në kohën time të përditshmërisë. Nëse ndodh të më jesh përballë do të jesh një “Ti” ose në rastin më të mirë një “Ai” pasi je më larg gishtit, shikimit tim.
Nëse je në grup, sarkazma do të rëndojë mbi “Ju” e s’do mundesh dot të peshosh fjalën në gur.
Ti lëndohesh, rëndohesh, shndërrohesh,
Ti lodhesh, mundohesh, largohesh,
Pa e ditur se nuk ke nevojë të shpëtohesh!
Ti je në dritë, unë në terr sado yje përreth të kem.
Unë jam kështu siç jam se ndryshe s’mësova kurrë të jem!
Vi nga errësira, dritën se pashë kurrë,
Prej nga mugëtira nuk munda me u largu’.
Nuk e kam një emër, nuk më quajtën kurrë,
Veç më shenjuan, si njolla në mur “Unë”.
Ndaj, nëse të qëlloj shpesh për karshi’,
Mos harro, se veç të jem ky, unë di!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.