Unë lutem!

Unë lutem,
që filli i mendimit të mos ngatërrohet,
që e grija, e zeza dhe e bardha të lexohen.
Unë lutem,
që ëndrra të tretet në agim,
që zgjimi të mos jetë si dje, një rikthim.
Unë lutem,
që dheu të më mbajë fort mbi veten,
që era mos të më rrëmbejë shpresën, të vetmen.
Unë lutem,
që drita të mos fiket në hi,
që lutja të mos shuhet në stuhi.
Unë lutem, e lutja fund nuk di!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.