Unë, ti, qetësi!

Midis qetësisë dhe mërzisë kam zbuluar një qoshk të vogël me dy karrige minimaliste dhe të drunjta. Një për vetveten dhe një për ty. Me pak përpjekje kam bërë vend për një stol të vogël ku mund të ngremë këmbët e të rrimë rehat. Nëse zgjasim duart në të djathtën tonë do të mund të gjejmë nga një gotë hareje, në të majtë karton ëmbëlsie. Nuk është e nevojshme të flasim, as të qeshim, as të lëvizim. Do të mjaftohemi veç me shikimin, unë, ti dhe qetësi.
Përtej këtij qoshku, le të përplaset gjithshka. Unë, ti, qetësi!

Dyert Hapur ©

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.