Une

Kush e di se sa emra me kane perfaqesuar gjate ketyre tridhjete e disa viteve! Kur zbarkova ne kete rrokullisje te madhe me siguri me kane therritur “engjell”, “drite” e “dhurate”. Medoemos nuk mbaj mend asnje ndjesi te atashuar me keto emra, por padyshim qe ne lekuren time ato jane shkrire mes qindra-mijera qelizash.

Me tej, kur mora formen e plote te nje qenieje ne trajte te vogel, gjithmone e me shume degjoja emrin “tim” te me rrethonte. Ishte ky emri im i pervecem, i cili me perfaqeson edhe sot.

Sigurisht, nder vitet e rritjes, permes etapave te jetesuara, kam perfituar emra te tjere te cilet me kane zene e leshuar edhe me shume se nje here. Jane emra te cilet une, here me dije e here pa te, kam prezantuar veten! Jane emra me te cilet ju, here me dashje e here pa te, me keni “treguar”.

Femije – Ende po – Fajtore!

Indiferente – Hera heres – Fajtore!

Individualiste – Ne perpjekje te vazhdueshme – Fajtore!

Enderrimtare – Gjithmone – Fajtore!

Perfeksioniste – Thuajse kurre – E pafajshme!

Jo e drejtperdrejte – Nese ka nje forme me artistike per te thene embelsisht te verteten brutale, pse jo! – Fajtore!

Grua – Mundimshem perpiqem te jem ne lartesine e duhur, cdo dite nga pak – E pranoj!

Nene –  “Mburoje” – E pranoj!

Besnike deri ne harrese – Fajtore!

Qendroj midis ketyre “emrave” ne perpjekje per te kulluar shpirtin tim permes sites se sfidave te thurura me se miri nga e perditshmja.

Banoj ne nje dimension te cuditshem, i cili ka aftesi te me mbaje lidhur pas vetes duke mos dashur kurre te braktis kete cep te vogel.

Jetoj, jo vetem per dje, sot dhe neser! Jetoj per te lene gjurme pertej ketyre tre koheve!

Iva Rrapollari (Verzivolli)

 

 

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.