Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Varka në breg

Unë e di, se paçka faktit që jo gjithmonë përgjigjesh, letrat e mia po i grumbullon. E di dhe se nuk mund t’i lexosh ato kurdo, jo në çdo orë. Ashtu sikurse varka që ka lundruar milje e milje të tëra mes oqeanesh e stuhish, kërkon të lidhet pas bregut për pak qetësi, ashtu dhe ti i dashur pret që dita të shuhet e të hapësh zarfin e fundit mbërritur në adresën tënde nga Rruga e Shpresës. Përpiqem të vijëzoj silhuetën tënde tek lexon nën atë pak dritë që të lejojnë rrethanat, por tashmë koha bën të vetën dhe nuk mund të di nëse silhueta jote, përgjatë distancës të tejzgjatur, ka ndryshuar. Gjithsesi, letra do të bëjë të sajën, ti do të më shikosh mua. Ku i dihet, ndoshta mendimet do përkthehen në fjalorë ëndrrash e ne do të jemi krah më krah, përbri.

Projekti: Shkrimi

Dyert Hapur ©

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: