Dyer te hapura

Nje mendim per ty, nje mendim nga ty!

Zinxhirët

Nuk i njihte arsyet përse, por ditët e fundit ndjehej si i mbërthyer prej zinxhirësh të hekurt, të akullt që përveç se e mbanin shtrënguar edhe i rëndonin. Paçka se dilte, takohej me miq, kryente detyrat e tij prej qytetari të rëndomtë në qytezën fantazëm, e shikoje teksa rrinte ngrirë, pezull. Ngritja e një dore përshëndetëse, buzëqeshja harkuese në fytyrë, gjithshka, edhe lëvizja më e vogël e një muskuli aspak domethënës i peshonte në shpirt sa dhe gjithësia që e rrethonte. Nuk kishte shumë për të bërë ato ditë, asgjë të jashtëzakonshme. Ndoshta ndaj dhe ishte zhytyr me kokë në të shkuarën e tij e po jetonte paralelisht në dy kohë. Mendja e njeriut e ka të pamundur të zgjedhojë njëkohësisht të njëjtën folje nê dy kohë të ndryshme e jo më të jetojë njëherazi në të shkuarën e në të tashmen. Ky ishte zinxhiri, një pështjellimë shpirtërore e patretur ende. Kjo ishte ç’ka po e ngurtësonte. Rezistenca e së tashme ndaj një të shkuare të pazgjidhshme. Ndaj, çdo gjë në kohën e vet duhet zgjidhur në një formë a në një tjetër, për të mos shkaktuar reaksione të tilla të pashmangshme në një të ardhme, jo fort të largët.

Iva Verzivolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top
Këtë e pëlqejnë %d blogues: